Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, është martuar me partneren e tij Amine Gulse në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Stambollit.
Ozil u pa duke ecur me gruan e tij në altar, shoqëruar nga fishekzjarre të shumta, shkruan DailyMail.
Ai gjithashtu tregoi aftësitë e tij të mira në vallëzim, teksa kërcente me partneren e tij.
Ozil ka treguar anën e tij bamirëse këtë javë pasi ka bërë një premtim të pabesueshëm për të ndihmuar fëmijët në nevojë, me të gjitha fitimet nga dasma e tij.
Ylli i Arsenalit në një deklaratë tha se të gjitha dhuratat që mysafirët do të sjellin në dasmën e tij, do të shkojnë për bamirësi.
Siç është praktikë e zakonshme, dasmorët do të sjellin diçka të mirë për nusen dhe dhëndrin, por Ozili ka zgjedhur të përdorë pozitën e tij të privilegjuar për të mirën më të madhe.
“Shumë tifozë, të afërm dhe miq të mi më kanë pyetur për dëshirat tona për dasmën e së nesërmes. Si një futbollist profesionist jam në një pozitë fatlume dhe të privilegjuar”, ka thënë futbollisti turk.
“Megjithatë, ftoj të gjithë ata që janë të gatshëm dhe në gjendje të ndihmojnë për të mbështetur një projekt shumë të veçantë që ne do të ndërmarrim me BigShoe”.
“Amine dhe unë do të paguajmë shpenzimet për operacionet e 1000 fëmijëve në nevojë. Do të isha i lumtur nëse përveç kësaj, do të bëhet edhe shumë më tepër trajtime në të gjithë botën”, ka thënë më tej Ozil.
Pasi filloi të merret me bamirësi në vitin 2014, Ozil është zgjedhur ambasador i ‘BigShoe’ dhe ka punuar së bashku me mjekët gjermanë dhe zviceranë për të ndihmuar më të prekshmit në shoqëri.
Ish-lojtari i Real Madridit kishte një mbrëmje të shkëlqyeshme para dasmës në Stamboll të enjten mbrëma.
Ata organizuan një ndejë para dasmës të enjten, e cila karakterizohej me motive tradicionale turke.
Ozil dhe Gulse pritet që pas martesës të nisin muajin e mjaltit, gjersa ende nuk e kanë bërë të ditur destinacionin luksoz ku kanë menduar t’i kalojnë pushimet.
Ozil ishte pjesë e Arsenalit që u përball me rivalët Chelseat në finalen e Ligës së Evropës muajin e kaluar, por ra në një humbje zhgënjyese 4-1 në Baku.