Arteta konfirmon se Arsenali do t’i largojë shumë lojtarë në janar, ndër ta dhe Mustafin

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se shumë lojtarë të tij do të largohen në janar, për shkak se skuadra ka më shumë lojtarë seç është e nevojshme, e në mesin e tyre sipas të gjitha gjasave edhe Shkodran Mustafi.

Trajneri spanjoll afroi lojtarë si Willian, Grabiel dhe Thomas Partey në verë, duke e rritur numrin e lojtarëve në skuadër.

Prandaj, disa loojtarë do të duhet të largohen në javët në vazhdim, për të liruar hapësirë.

Sokratis, Shkodran Mustafi, William Saliba dhe Calum Chambers pritet të largohen, ndërkohë që Mesut Ozil pritet të qëndrojë deri në fund të sezonit.

“Kemi skuadër me shumë lojtarë. E dimë këtë”, tha Arteta.

“Për arsye të ndryshme, ne nuk arritën t’i bënim shumë gjëra që është dashur t’i bënim në verë. Shumë lojtarë duhet të largohen në huazim. Ata do të largohen”, tha Arteta.

Mustafi, i cili këtë sezon ka vuajtur nga lëndimet, pritet të largohet në javët në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme