Ai është njëri nga futbollistët më profesional nga Kosova që luan si mesfushor për klubin gjerman Hannover 96 dhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Dhe Florent Muslija tashmë është bërë shumë i komentuar në rrjetet sociale edhe për jetën e tij private.
Ylli, i cili numëron ndjekës të shumtë në Instagram, së fundmi njoftoi fansat se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.
Në një postim të ndarë në InstaStory përkrah partneres, Muslija tregon se ka marrë një vendim të ri në jetë.
“Dashuria e jetës time. Sapo jemi martuar”, ka shkruar ai.
Ndonëse është më i rezervuar sa i përket jetës personale, 22 vjeçari pothuajse rrallëherë ndan imazhe krah të dashurës së tij.
Theksojmë që Florenti më 7 shtator 2019 bëri debutimin e tij me Kosovën në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2020 kundër Çekisë, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 56-të në vend të Edon Zhegrovës.