Muslija zyrtarisht pjesë e Bundesligës gjermane, firmos për Freiburgun

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Ylli i “Dardanëve” tashmë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Bundesligës gjermane.

Muslija është transferuar te SC Freiburg nga SC Paderborni. Kosovari ishte pjesë e Paderbornit nga viti 2022, duke zhvilluar 70 ndeshje në Bundesliga II, ku ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 14 asistime.

25-vjeçari tek Freiburgu do të vesh fanellën me numër 23.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme