16 persona u vranë pas një sulmi me armë që zgjati për 12-orë në vende të ndryshme në Nova Scotia, Kanada. Autoritetet raportojnë se mes viktimave ishte dhe një efektive policie. Autori i masakrës, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, u gjet i vdekur pas sulmit, i veshur si oficer policie.
Policja e vrarë u identifikua si Heidi Stevenson, e cila e ushtronte këtë detyrë prej 23 vitesh dhe ishte nënë e dy djemve.
Sipas mediave kanadeze, vrasësi, një dentist, ishte maskuar si agjent dhe kishte modifikuar gjithashtu makinën e tij për ta bërë atë të duket si makinë e policisë. Ai ishte në arrati që nga e shtuna në mbrëmje, pasi policia kishte ndërhyrë për praninë e një personi të armatosur në fshatin Portapique.
Disa kufoma u gjetën në bodrumin e shtëpisë së tij. Gabriel Wortman zotëronte pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës.