Masakrohet me thikë shqiptari në Londër

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:15 | Nga

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një ngjarje të rëndë në Londër. Ai është gjetur i masakruar me thikë në një stacion metroje.

Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Edmon Jonuzi, 35-vjeç me orgjinë shqiptare. Mediat britanike raportojnë se ai u gjet i plagosur rëndë në Greens Lane pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës, por më pas u konstatua se ai kishte vdekur nga plagët e marra.

Inspektori i Komandës së Policisë Metropolitane tha: “Kjo ishte një zonë e zënë, shumë pranë stacionit Tube Turnpike Lane. Nëse ka njerëz që panë ose dëgjuan diçka të dyshimtë që mund të na ndihmojnë të gjejmë kush e vrau Edmondin. Unë po bëj thirrje për ndonjë dëshmitar apo kujtdo që ka informacion për të thirrur sallën e incidentit në Hendon dhe të ndajë informacion me policinë”.

Policia ka nisur një hetim të gjerë për këtë ngjarje, por ende nuk kanë të arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme