Masat anti-Covid, distancim në studiot televizive, në të kundërt gjobë e bllokim

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Rritja e numrit të të infektuarve ka rikthyer sërish masat për ruajtjen e distancimit, të sanksionuara në shtesat e bëra në aktin normativ të qeverisë për parandalimin e koronavirusit, akt i cili u votua sot në Kuvend.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije dy ndryshime në aktin normativ. Së pari respektimin e distancës sociale në studiot televizive dhe masat ndëshkimore në rast të mosrespektimit të rregullit. Së dyti ” Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.

NDRYSHIMET NE AKTIN NORMATIV:

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NE AKTIN NORMATIV NR.3, DATE 15.3.2020, TE KESHILLIT TE MINISTRA VE, “PERMARRJEN E MASAVE TE VECANTA ADMINISTRATIVE GJATE KOHEZGJATJES SE PERIUDHES SE INFEKSIONIT TE SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TE NDRYSHUAR

Ne mbeshtetje te nenit 101 te Kushtetutes, me propoz1mm e ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe te ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave

VE NDO S I:

Neni 1

Ne nenin 3, te aktit normativ nr.3, date 15.3.2020, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar, behen keto ndryshime dhe shtesa:

  1. Pika 13 ndryshohet, si me poshte vijon:

“13. Te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”.

  • Pas pikes 20 shtohet pika 21, me kete permbajtje:

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.

Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare.

Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”.

Neni2

Ky akt normativ hyn ne fuqi otohet ne “Fletoren zyrtare”.

Të ngjashme