Stomatologu, Rijad Xhemaili, nga Presheva pavarësisht se është duke punuar në Prishtinë ai për shkak të një nga masat e Qeverisë së Kosovës që ndalojnë hyrjen në vend pa dozën e tretë të vaksinës, nuk po mundet ta kalojë kufirin.
Xhemaili tha se ai nuk mund ta merr vaksinën e tretë për shkak të kohës dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk po e lejonë ta kalojë kufirin.
“Unë është dashur që të jem në Prishtinë, por arsyeja që tash e kanë bërë me tri vaksina, ne shumë pak kohë i kemi marrë dy vaksinat e para dhe tash nuk mundemi me i marrë të tretat për shkak të kohës se nuk i kemi bërë gjashtë muaj”, deklaroi ai në T7.
Ai ka thënë se jeton dhe punon në Prishtinë dhe se është dashur me patjetër të jetë në kryeqytetin e Kosovës.
“Normal neve na duhet patjetër me qenë dhe rregullisht vijmë atje, por shkaku i vaksinës këtë javë nuk kemi mundur që të hymë. Atje studiojmë dhe punojmë”, tha ai,
Ai ka treguar se ka qenë deri në kufi ku edhe ka provuar të hyj në Kosovë pork a marrë përgjigje negative për shkak të mungesës së dozës së tretë të vaksinës.
“Për besë nuk e di. Po presim ndoshta e merr ndonjë vendim Qeveria. Ne kemi provuar dhe kemi qenë deri në kufi me pa a është i vërtet ky lajm por na kanë thënë që për shkak të vaksinës nuk mundemi me hy në territorin e Kosovës”, ka thënë ai.