Shërbimi Stomatologjik në Komunën e Prishtinës, me kërkesë të këshillit të prindërve dhe koordinim me drejtorit e shkollave fillore, ka filluar aktivitetet parandaluese për fëmijët e klasave të ulëta të shkollave të kryeqytetit.
Fëmijët e klasave të ulëta në përcjellje të mësimdhënësve, këtë muaj do vizitojnë shërbimet stomatologjike në kryeqytet dhe nën përkujdesjen e mjekëve specialistë të masave parandaluese stomatologjike, përveç që do marrin informacione të duhura mbi shëndetin oral, njëkohësisht do të marrin edhe shërbime parandaluese.
Ky aktivitet ka për qëllim edukimin mbi higjienën orale, si dhe flourizimin e dhëmbëve dhe mbylljen e fisurave, si masa parandaluese të shfaqjes së kariesit të dhëmbëve.