MASh-i sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sqaron se licencimi i institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private, është kompetencë e saj. Megjithatë, thotë është kompetencë e autoriteteve komunave që të lëshojnë vërtetimin mbi plotësimin e kushteve higjienike – sanitare.

Kjo vjen pas raportimeve të djeshme, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu përgjigj Asociacionit të institucioneve parashkollore duke thënë se çerdhet private nuk janë në kompetencë të komunës.

Por MASH-it thotë se bazuar në legjislacionin në fuqi, procedurat për licencim janë të ndërlidhura edhe me dhënien e pëlqimit të Institucioneve të tjera publike, nga pëlqimi i të cilave varet pajisja me licencë IEAPP-ve nga ana e MASH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme