MAShT angazhon ekspertë ndërkombëtarë për arsimin e lartë

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim znj. Cassie L. Barnhardt, e angazhuar përmes programit “U.S. Fulbright Scholar”, për të mbështetur MAShT-in në zhvillimin e politikave të arsimit të lartë.

Ministri Bytyqi i uroi mirëseardhje në MAShT, Barnhardt, njëherësh shprehi gatishmërinë për bashkëpunim gjatë kohës sa do të qëndrojë në Kosovë.

Ministri Bytyqi e njoftoi Cassie për zhvillimet aktuale në arsimin e lartë dhe angazhimin e MAShT për të identifikuar problemet në këtë nivel të arsimit, si dhe qëllimin që përmes dokumentit të ri strategjik të përmirësohet gjendja dhe të zhvillohet arsimi i lartë.

Cassie L. Barnhardt, gjatë periudhës tremujore, do të jetë pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e strategjisë për zhvillimin e arsimit të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme