Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është miratuar projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Studimeve Master, ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe MAShT-it.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, tha se ministria që ai udhëheq ka zbatuar të gjitha procedurat e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave.
“MAShT ka zbatuar gjitha procedurat e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të Studimeve Master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe MAShT-it. Kjo marrëveshje përcakton bashkëpunimin mes dy palëve për promovimin e studentëve dhe bashkëpunimin e dy vendeve në këtë fushë”, tha Bytyqi.
“MAShT merr përsipër disa bursa duke filluar nga viti 2019-20“, tha ai.