Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar pro nismës për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim shkencor-teknologjik me Republikën e Shqipërisë.
Kabineti qeveritar ka shqyrtuar kërkesën për tërheqjen nga procedurat e Kuvendit të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet MAShT dhe Stitching Spark të Holandës, mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica, raporton Ekonomia Online.
Zv.ministri i MAShT-it, Arbër Geci tha se kërkon të hiqet nga funksioni ky projektligj sepse nuk është në kompetencë të MAShT-it.
“Kjo marrëveshje nuk mund të bëhet sepse më vonë është konstatuar se kolegji në Mitrovicë është epitet lokal dhe për këtë nuk mund të shkruajmë marrëveshje ne si MAShT pasi që ajo është kompetencë e komunës”, tha Geci.
Haradinaj dhe Geci ranë dakord që kjo të shtyhet për mbledhjen tjetër në mënyrë që të verifikohet më qartë.