MASHT insiston: Të zbatohet vendimi për zëvendësimin e orëve

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, SBASHK, ka bërë të ditur se nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura në grevë as gjatë pushimit pranveror.

“SBASHK njofton prindërit, nxënësit, por edhe opinionin e gjerë se mësimdhënësit pavarësisht a janë në vendin e punës a jo zhvillim të procesit mësimor për t’i zëvendësuar ditët e humbura të grevës nuk do të ketë”, ka thënë SBASHK në një komunikatë.

Klan Kosova pas kësaj ka kontaktuar me Zëvendësministrin e Arsimit, Arbër Geci, i cili tha se i bënë thirrje SBASHK-ut që të respektohet vendimi i Ministrisë që të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës.

Geci tha këto orë duhet të zëvendësohen pasi fëmijët janë ata të cilët kanë humbur më së shumti.

“Vendimi mbetet në fuqi. Orët duhet të zëvendësohen”.

“Formula e gjetur nga MASHT ka qenë një nga mundësitë më të mira për zëvendësimin e orëve të humbura”.

“Ne do kërkojmë nga Drejtoritë Komunale që janë përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Ministrisë që të zbatojnë vendimin e marrë nga MASHT”

“Kemi pasur takim me të gjithë drejtorët dy ditë para marrjes se vendimit, dhe ata kane shprehur gatishmëri për zbatimin vendimit të Ministrisë. Presim që të raportojnë për procesin”, tha Geci për klankosova.tv

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme