Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë , ka mbajtur sot takimi e fundvitit me donatorët ,mbështetës të proceseve të arsimit në Kosovë për vitin që po e lëmë pas .
Ministri Bytyqi, ka falënderuar përfaqësuesit prezent të mbështetësve të arsimit për ndihmën e dhënë dhe gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej me bashkëpunimin , me q`rast u shpreh se pa mbështetjen e vazhdueshme të Donatorëve ,, ne nuk do të kishim mundësinë që të realizojmë reformat në arsimin e Kosovës dhe të vazhdojmë me synimin që ta përafrojmë atë me vendet e Bashkimit Evropian .
Në vazhdim, Ministri Bytyqi ceku se me ndihmën e Komisionit Evropian janë realizuar shumë projekte përmes projektit IPA që nga viti 2007 e tutje , në sektor të ndryshëm të arsimit siç është mbështetja për arsimimin e komuniteteve parmes bursave , investimet në kopshte për fëmijë , përmirësimin e punësueshmërisë përmes kualifikimeve profesionale , mbështetjen për pjesëmarrje në Erazmus +, rishikimin funksional të MAShT-it, e shumë projekte tjera që do të realizohen edhe përmes IPA 2017 dhe IPA 2018 .
Ministri Bytyqi poashtu ka falënderuar Ambasadën Amerikane për përkrahjen Arsimit të Lartë përmes projektit Transformimi i Lidershipit, programin për këmbim akademik FULLBRIGHT dhe programe tjera të realizuara me sukses .
Ndërkaq ka falënderuar edhe qeverinë gjermane për mbështetjen përmes GIZ-it me programin” Ngritja e kapaciteteve në Sektorin e Arsimit Fillor”, si dhe për fushatën e lansuar kohë më parë “ Arsimi në dorën tënde “ etj.
Ministri Bytyqi gjithashtu ka përmendur edhe kontributin e Bankës Botërore përmes “ Projekti për përmirësimin e Sistemit të Arsimit në Kosovë “ si dhe mbështetjen e Austrisë në sektorin e Arsimit të Lartë .
Ministri Bytyqi , gjithashtu ka falënderuar vendet e Bashkimit Evriopian , Qeverinë Zvicërrane dhe Qeverinë Italiane që përmes projekteve siç është Seave dhe Children etj, po ndihmojnë në edukimin ne fëmijëri të hershme si dhe fëmijët me nevoja të veçanta . Më tej Ministri Bytyqi ka falënderuar edhe UNICEF-in, OSBE-në , UNDP, Ambasadën Franceze për mbështetje në realizimin e kurrikulave dhe shum projekteve tjera arsimore në vend .
Në zhvillimin e arsimit në Kosovë , kanë ndihmuar edhe Qeveria Angleze , Holanda, Kroacia, Sllovenia Japonia e të tjerë , të cilëve do t`u jemi mirënjohës për gjithmonë dhe me të cilët do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tutje tha në fund Ministri Bytyqi .
Të pranishmit i ka përshëndetur Stergios Tragoudas ,nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë- sektori i edukimit , i cili ndër tjera tha se është me rëndësi që të jemi të përgatitur, që të fokusohemi për bashkëpunim të ngushtë në aspektin e përfitimit të programeve IPA 2018, me të cilin parashikohet që të mbështetet fuqishëm sektori i arsimit .
Boris Scharlovski udhëheqës i GIZ-it gjerman për Kosovë, tha se gjatë vitit që shkoi kemi pasur qasje konstruktive dhe bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Arsimit. Ai përmendi rezultatet e PISA 2015 dhe mobilizimin e MAShT-it në përmirësimin e situatës dhe cilësisë në arsim.
Scharllovvski po ashtu tha se do të vazhdojmë edhe më tutje të mbështesin MASHT-in në angazhimet tjera për të shtuar se qeveria gjermane është e interesuar të mbështesë procesin e sistemimit të të riatdhesuarve në sistemin e arsimit në Kosovë.
Ndërkaq James Mugaju,përfaqësuesi i UNICEF-it në Kosovë , tha se shprehin gatishmërinë dhe dëshirën që të mbështesim edhe më tutje proceset e arsimit në Kosovë, me fokus arsimimin në fëmijërinë e hershme që është edhe në përputhet edhe me orientimet dhe synimet e Komisionit Evropian.
Në këtë takim folën edhe përfaqësues të donatorëve të tjerë të cilët gjithashtu falënderuane MAShT për bashkëpunim të ngushtë dhe shprehën gatishmërinë me qëllim që së bashku të bëjmë më të mirën për arsimimin dhe edukimin e të rinjve në Kosovë.