Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë të arsimit, lanson fushatën “Të gjithë së bashku për arsim më të mirë në Kosovë”.
Në këtë fushatë që ka për moto: “Arsimi në dorën tënde”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zhvillimi të arsimit më cilësor në Kosovë.
Shyqiri Bytyqi, ministër i MAShT, tha do të angazhohet shumë në mënyrë që të ketë reforma që çojnë përpara zhvillimin e arsimit në vend në mënyrë që Kosova të mos rangohet në pozitat e fundit në testin ndërkombëtar PISA, raporton Ekonomia Online.
“Këta donatorë kanë shpreh një gatishmëri për t’i arritur objektivat tona të përbashkëta integruese, Kosova ka një rini inteligjente, që meriton një arsimim më të mirëfilltë, të jetë një treg pune që të jetë i pranueshëm në tregun vendor dhe më gjerë. Arsimin ta bëjmë të barabartë”.
“Ky mobilizim ky vullnet i mire duhet të burojë nga gjithë akterët, të gjitha komunitetet prindërit që ta bëjmë arsimimin më të mirë. Ne mund ta bëjmë më të mirën me partnerët tanë, ministria ka bërë një varg reformash në arsim, kurrikulën e re që ka filluar të zbatohet ne të gjitha shkollat dje një varg dokumentacionesh që tregon se kemi një arsim cilësor që garon me arsimin evropian”.
“Testi pisa nuk na dha rezultate e duhura për të cilat ne kemi menduar që kemi bërë punë të mirë, ky rezultat na tregoi që duhet të bëjmë më shumë duhet të jemi këmbëngulës që cilësia e arsimit të ndryshojë”.
“Ministria bashkë më trajnerët ndërkombëtarë ka trajnuar mësimdhënës të shkollave të ndryshme, që ata të shkojnë më të përgatitur në shkollë dhe klasë që mos te ndalohen së mësuari. MASHT do angazhohen që të kemi tekste shkollore më të përmbushura, kërkoj nga qeveria e të ndaj më shumë buxhet për arsimin. Kjo fushatë ka për qëllim të ngritë vedijen për një arsim cilësor, nëse jemi të vendosur së bashku, arsimi do të jetë ai që e presim një arsim më cilësor”.
Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se kampanja ka qëllim ta arrijë një arsimim cilësor. Ai i ka ftuar të gjithë palët të marrin zotimin për veprim dhe të marrin hapat e parë për arsimin cilësor në Kosovë.
“GIZ ka qenë partner për 10 vjet këtu për të qenë me arsimin. Jam ipreisonuar nga fushë veprimi i gjitha palëve për të bërë një hapë përpara për realizimin arsimit më të mirë si çelës për Kosovën. mbështetja për përmirësimin në arsim ka qenë në fokus të bashkëpunimit tonë, gjermania bënë shumë. efekti i rezultateve të pisa në vitin 2015 ka pas një ndikim por edhe ne në gjermani kemi kaluar në të njëjtat mendime. Gjermanët e dinë se edhe ne është dashur që në punën e forcës për të qenë sukses në tregjet botërore”.
Boris Scharlovski, udhëheqës i projektit të GIZ-it, tha se arsimi nuk është vetëm e drejtë njerëzore, por ka nevojë për përkushtim më të madh nga e gjithë shoqëria.
“ Ishte më 6 dhjetor kur mora pjesë në rezultatet e pisa , në atë kohë ishin përgatitur me mbështetjen e GIZ-it, të gjithë neve mund të na kumtohen këto rezultatet shkuese, Kosova është ranguar në pozitën e 3 të fundit, e 3 e parafundit. Ishte reagim nga media, por nuk ka pas reagim nga prindërit dhe nxënësit. Arsimi është përgjegjësi e përbashkët dhe progresi mund të jetë i qëndrueshëm përmes përpjekje të përbashkët, qeveritë mësimdhënësit nxënësit.
“Arsimi nuk është vetëm e drejtë njerëzore por ka nevojë për përkushtim më të madh nga e gjithë shoqëria. Fëmijët e Kosovës dhe rinia, e gjitha shoqëria të sigurojë mundësi që ata i meritojnë, sepse arsimi formësoni të ardhmen e Kosovës, dhe kontribuon në zhvillimin e situatës ekonomike”.