MAShT ndan çmimet “Shkencëtar i ri i vitit 2018”, Bytyqi inkurajon të rinjtë të merren me shkencë

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 12:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) Shyqiri Bytyqi, ka bërë ndarjen e çmimeve të projektit “Shkencëtar i ri i vitit 2018” për nxënësit e klasave X-XII në komunën e Prishtinës dhe atë të Ferizajt në fushën e shkencave natyrore.

Nga Prishtina u shpërblyen: Art Berisha, Altina Aliu nga Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe Redon Duraj, nga Gjimnazi“Ahmet Gashi”, raporton Ekonomia Online.

Kurse nga Ferizaj: Shkodran Hasani, Çlirimtare Ramadan dhe Enis Vladi nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”.

Mirënjohje ministria ndau edhe për drejtoritë komunale në dy komunat respektive.

Bytyqi kërkoi nga të rinjtë që të mos ndalen së punuari. Ai premtoi mbështetje për të rinjtë duke thënë se ata jam e ardhmja e vendit të cilët do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Është rast i veçantë dhe kënaqësi të flasim për të arriturat e të rinjve tanë. Ne po themi vazhdimisht se të rinjtë tanë janë e ardhmja e vendit tanë dhe ne duhet që të gjithë së bashku të krijojmë kushte ne besojmë tek ju. Jeni e ardhmja e vendit tonë dhe ju do të jeni ata që do ta qoni me një stad tjetër vendin tonë. Bëhuni krenar me vendin tuaj”.

Art Berisha, nxënësi i cili zëri vendin e parë në garën e shkencave natyrore, tha se të rinjtë që merren me shkencë në Kosovë duhet të kenë më shumë mundësi dhe të përkrahen më shumë nga institucionet.

I lumtur me vendin e parë në komunën e Ferizajt, ishte edhe Shkodran Hasani. Ai tha se të rinjtë në Kosovë kanë perspektivë për tu marrë me shkencë.

Fatos Osmani zyrtar i Arsimit në komunën e Prishtinës, uroj nxënësit për arritjet. Osmani tha se shpreson që kjo garë të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mbahet edhe në komunat e tjera.

“Po shpresojmë që një garë e tillë të jetë më e gjerë e të përfshihen te gjitha komunat r Kosovës. I uroj nxënësve për një garë fer një garë të mirë”.

Sadije Hajdi zyrtare e lartë për arsim në komunën e Ferizajt, raporton EO.

“Komuna e Ferizajt për here të parë merr pjesë. Kjo do të ndikojë edhe në cilësinë e mësimdhënies”.

Të ngjashme