MAShT ndan 681 bursa për studentë të dalluar

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka marrë vendim që t’i ndajë 681 bursa për studentët.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook.

“Në bazë të Udhëzimit Administrativ për ndarjen e bursave dhe në bazë të raportit të komisionit të veçantë vlerësues për bursat, kam marrë vendim për ndarjen e bursave për 681 studentë meritorë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik në Kosovë”, ka shkruar Bytyqi.

“Që në fillim të mandatit tim si ministër i Arsimit, kam kërkuar të rritet buxheti për bursat e studentëve dhe si rezultat i këtij përkushtimi tashmë jemi në një moment shumë më të mirë”.

“Me kërkesën time buxheti për bursat është rritur nga 200 mijë në 600 mijë euro dhe studentët meritorë tashmë marrin një bursë të dinjitetshme në vlerë prej 880 euro”, ka bërë të ditur ministri i Arsimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme