Ekspertë të çështjeve të arsimit e kanë kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për mungesë të planit konkret që do të ndikonte në gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor, shkruan sot Koha Ditore.
Shkalla e ulët e përfshirjes së fëmijëve që ndjekin këtë nivel të shkollimit është kritikuar së fundi edhe në Raportin e Progresit. Raporti ka konstatuar se vetëm 18% e fëmijëve nga mosha 0-5 vjeç janë pjesë e institucioneve parashkollore.
“Regjistrimi i ulët i fëmijëve në nivelin parashkollor mbetet brengosës, pra Kosova duhet të rrisë ofrimin e institucioneve të kujdesit për fëmijë”, thekson Raporti i Progresit 2018…