MAShT shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 14:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Vajzave me aktivitete të ndryshme në disa shkolla të Republikës së Kosovës dhe në Kompani Biznesi, të cilat menaxhohen nga femrat.

Në kuadër të aktiviteteve është organizuar edhe tryeza e rrumbullakët me temën “Fuqia e Vajzës (Vajzave) adoleshente: Vizioni për vitin 2030”, në të cilën morën pjesë nxënëse nga komuna e Deçanit dhe Junikut.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Anila Statovci- Demaj, me rastin e hapjes punimeve të kësaj tryeze, ndër tjera tha se, ne në Kosovë po e shënojmë këtë ditë e cila shënohet në mbarë botë, për të spikatur rolin dhe rëndësinë e arsimimit, edukimit të femrës si dhe angazhimin saj në të gjitha sferat e jetës.
Zv/ ministrja tha se, arsimimi dhe edukimi, përfshirja e vajzës ( femrës ) në të gjitha fushat e jetës në një shoqëri doemos është i një rëndësie të jashtëzakonshme, për një shoqëri që synon të jetë shtet i zhvilluar ekonomik.

“Arsimimi i vajzës është fundament i zhvillimit të shoqërisë, nga ajo se sa është e zhvilluar, arsimuar vajza , varet dhe zhvillimi i tërë shoqërisë”, tha znj. Statovci .

Zëvendësministrja Statovci- Demaj, gjithashtu vuri në pah se, vajzat duhet të jenë ato që vet të arsimohen dhe edukohen, me qëllim të zhvillimit dhe perspektivës së saj dhe të zhvillimit të vendit.

“Me forcën e dijes dhe zhvillimit profesional të vajzave ne mund të arrijmë caqet e dëshiruara si shoqëri, ndërsa MAShT e ka për detyrë që të kujdeset për të siguruar arsimim për të gjithë, pa marrë parasysh atributet”, tha ndër tjera zv/ministrja Anila Statovci Demaj .

Gjatë ditës së sotme zyrtarët e MAShT dhe nxënëset e përzgjedhura nga shkollat e komunës së Deçanit dhe Junikut, kanë vizituar ambientet e Hotelit “Nartel” dhe Fabrikën e përpunimit të qumështit “ Magic ICE” për të parë nga afër punën e këtyre kompanive të cilat menaxhohen nga femrat.

.dita-e-vajzave

Të ngjashme