MAShT shpërbleu ekipin e nxënësve për suksesin në IMO

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 12:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Atomisti Shend Zhjeqi është një nga pesë nxënësit të cilët morën pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtar të Matematikës e cila u mbajt në Brazil.

Ai Kosovës i solli medaljes e bronztë, njëherësh së bashku me grupin edhe një ndër rezultatet më të mira të shënuar ndonjëherë nga nxënësit kosovarë në gara të matematikës.

Për Zhjeqin pjesëmarrja në këtë kampionat ishte një eksperiencë e paharrueshme.

Shend Zhjeqi së bashku me grupin pjesëmarrës u pritën sot nga Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. Sipas Bajramit suksesi i këtij grupi dëshmon se Kosova ka një rini të suksesshme dhe se këta të rinj duhet të mbështeten edhe më tutje.

Ndër të tjera, Ministri ka bërë të ditur se MASHT do të ndajë edhe bursa shtetërore për këta nxënës, ndërkaq ka falënderuar Shoqatën e Matematikantëve të Kosovës dhe Institutin ATOM, të cilët kanë punuar me ekipin e nxënësve.

“Ky rezultat tregon se ne kemi nxënës inteligjent dhe tregon që nuk është e pamundur që të ndërtojmë një sistem cilësor të arsimit në mënyrë që nxënësit tonë të jenë  të barabartë plotësisht të barabartë me nxënësit anë e mbanë botës. Me këtë rast i kemi pritur nxënësit dhe Ministria e Arsimit ka akorduar për ta çmime, shpërblime financiare”, tha Bajrami.

Nxënësi Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë u shpërblye me 1000 euro, nxënësit Ardita Berisha dhe Viktor Ahmeti u shpërblyen me nga 500 euro, kurse nxënësit Alban Elezi dhe Flutura Shabani me nga 300 euro. Nxënësit, po ashtu u shpërblyen edhe me nga një Giftkardë, në vlerë prej 99 euro, me të cilën mund të pajisen me titujt të ndryshëm, në njërën nga libraritë e kryeqytetit.

Ministri gjithashtu ndau mirënjohje edhe për kryetarin e Shoqatës së Matematikantëve z. Muhim Lohaj, si dhe z. Valmir Krasniqi nga Instituti ATOM, i cili ishte trajner i këtyre nxënësve.

 

Të ngjashme