MASHT tregon kur dalin rezultatet e Testit të Maturës

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 10:31 | Nga

Nxënësit e shkollave të mesme që i janë nënshtruar testit shtetëror të maturës do të marrin rezultatet e tij nesër.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Sipas njoftimit maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme