Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me mbarëvajtjen e mësimit online. Ajo në këtë konferenvcë ka thënë se materialet e mësimit online nuk mund të përdoren nga askush për përfitime komerciale , raporton Ekonomia Online.
Në konferncë u tha se gjatë ditës po prodhohen 50 video.
“Sot ka filluar mësimi në distancë. Këto materiale mbesin pjesë e MASHTI-it, dhe nuk mund të modifikohen nga përdoruesit dhe nuk mund të shfrytëzohen për qëllime komerciale. Me 18 mars, ministra ka filluar xhirimet dhe sot kemi filluar me mësimin në distancë për klasat 1/5 me dy lëndë. Në shkollën model po punohet për klasat 1/9 në gjuhë”, tha ajo.
Ajo tha se ministria është duke punuar në një kornizë të komunikimit me mësimdhënësit dhe nxënësit dhe një fazë të aktivizimit të nxënësve, ndërsa për formën e vlerësimit do të mendohet më vonë.
“Kriza jonë e vetme është arsimi dhe sigurisht që edhe ne do të dëshironim që situata politike të ishte ndryshe”, tha Bajrami.
Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj tha se ka edhe shumë kërkesa prej shkollave të mesme.
“Sa i përket komynikimit për klasat 1/9 ne do të funksionalizoë shkolla në mënyrë që ata ta përcjellin dhe të këshillojnë për zbatimin e mësimt onlinë që drejtoritë komunale do të kenë rrjetë komunikimi dhe mësimdhënësi do të ketë komunikim me prindërit përmës rrjeteve sociale. Ne kemi shumë kërkesa prej shkollave të mesme. Kjo është normale dhe nxënësit të këtoj niveli janë më të vetëdijshëm dhe kanë më lehtë përdorimin e teknologjive. Ministrja e ka caktuar një grup punues dhe të shohim se si mund ta përodrim teknologjinë qoftë në nivel shkolle dhe si mund ti ndihmojmë shkollat që të vazhdojnë më tutje. Shkollat që e kanë bazën teknologjike mund të fillojnë”, tha Rexhaj.
Zëvendësministri tjetër, Jusuf Thaci tha se janë duke u bërë prodhime masive të video ligjëratave me mbi 50 në ditë.
“Ministria materialet mësimore është duke i punuar vetë. Deri te kanali youtube shkohet përmes faqes zyrtare të MASHTI-t. Për shkak se kemi pas kërkesa nga palë të ndryshme që të kemi të drejtën t’i transmetojmë këto materiale , ministria ka vendosur që t’i shpallë që pronësia mbetet e pa cenuar dhe marerialet nuk mund të modifikohen për qellime fitimprurëse. Jemi duke përgatitur një faqe tjetër të cilat materiale mësimore janë të përgatitura nga individë vet dhe do të shërbejnë si materiale shtesë. Jemi duke bërë prodhim masive të video ligjëratave dhe mbi 50 në ditë”, tha ai.
Gjatë ditës së sotme ka filluar mësimi online për klasën e parë në dy njësi mësimore (Gjuhë Shqipe dhe Matematik të). pastaj vazhdon me klasën e dytë, dy njësi mësimore, e pastaj me klasën e tretë, e kështu me radhë edhe për klasat e tjera.
Kjo masë është ndërmarrë nga MAShTI për shkak të gjendjes me Coronavirus në Kosovë, në mënyrë që nxënësit të mos humbin nga procesi mësimore