“Mashtrim absurd”, Kremlini mohon pretendimet: Putin nuk ka pësuar atak në zemër

| 24 Tet 2023 | 16:03 | Nga

Kremlini ka mohuar lajmet dhe pretendimet se Presidenti rus Vladimir Putin ka pësuar një atak në zemër gjatë fundjavës.

Një raport pa burim nga një kanal rus Telegram, i transmetuar nga disa media perëndimore, pretendonte të dielën se presidenti rus ishte goditur nga një atak në zemër atë mbrëmje.

Të martën, një zëdhënës i Putinit mohoi se ai ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe hodhi poshtë thashethemet e vazhdueshme se ai përdorte sozi për ta zëvendësuar në paraqitjet publike.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Gjithçka është në rregull me Presidentin, ky është absolutisht një tjetër falsifikim dhe mashtrim absurd”, kur u pyet nëse ai ishte përballur me një goditje në zemër.

Të ngjashme