Mashtrohen dy banka me euro false

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 09:52 | Nga

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në dy banka komerciale kanë ndodhur mashtrimi me kartëmonedha të falsifikuara.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur Prishtinë në njërën nga pikat e Bankës NLB dhe në Fushë Kosovë në Bankën TEB, ndërsa kartëmonedhat e falsifikuara janë konfiskuar.

“Fushë Kosove, më 30.01.2017 – 11:00. Ankuesja femër K-Shqiptare arkëtare ne bankën NLB ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë, më 30.01.2017-13:07h. Ankuesja femër K-Shqiptare punëtore në TEB bankë  ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar  që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme