Është arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani.
Si viktima janë intervistuar 15 meshkuj shqiptarë dhe janë bastisur tri lokacione ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane: llap-top , telefon si dhe një veturë me targa vendore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.