Maska më efektive që pastron lëkurën në thellësi nga pikat e zeza

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Industria e kozmetikës konsiderohet të jetë një nga më të mëdhat dhe fitimprurëset në të gjithë botën. Por a dini se shumë kremra e produkte për kujdesin e lëkurës kanë për bazë përbërës natyralë si mjalti, uji i trëndafilit, vajin e ullirit etj ? Përse të shpenzoni pa fund, kur fare mirë mund t’i lejoni vetes një trajtim si në qendrat estetike, me maskat e përgatitura në kushte shtëpie? Për probleme të ndryshme të fytyrës mund të provoni maska të ndryshme, kjo është më efektive dhe e thjeshtë për eleminimin e pikave të zeza.

Sipas US Library of Medicine pikat e zeza shkaktohen nga bllokimi i folikulave të qimeve (po edhe në fytyrë ka qime e push) ose poreve. Pikat e zeza janë akumulime të yndyrës natyrale të fytyrës por që mund të inflamohet për shkak të çrregullimit të hormoneve apo momenteve të stresit; pikërisht për këtë arsye janë më tepër të pranishme gjatë adoleshencës.Ato shpesh nënkuptojnë fillimin e akneve, pasi bllokojnë bakteret në poret e lëkurës, gjë që shpesh çon në infeksion.

Si të shpëtoni nga pikat e zeza

Një nga përbërësit më efektive dhe natyral që mund të përdorni kundër baktereve është lëngu i limonit. Nëse eleminoni bakteret nga poret tuaja, mundësia për t’u krijuar pikat e zeza është shumë e vogël.

Provoni këtë maskë të shpejtë dhe të lehtë me dy përbërës për të shpëtuar një herë e mirë nga ky problem. Kjo maskë e thjeshtë për fytyrën kombinon fuqitë e lëngut të limonit që lufton bakteret me efektetin hidratuese të të bardhëve të vezëve, shkruan living. Proteinat e pranishme në të bardhat e vezëve mund të ndihmojnë në ushqimin e lëkurës tuaj dhe hidratimin e saj në nivel qelizor.

Përbërësit:

1 e bardhë veze

1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur

Përgatitja:

1. Rrihni të bardhën e vezës sapo të arrihet një masë shkumoze

2. Më pas shtoni lëngun e limonit.

Si ta përdorni:

1.Lani fytyrën me ujë të ngrohtë për të hequr papastërtitë

2.Aplikoni maskën në të gjithë fytyrën dhe lëreni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme