Maska në kushte shtëpie për secilin problem të fytyrës

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Pasi të lexoni se çfarë përmbajnë maskat e fytyrës, me siguri se do të keni frikë dhe dyshime a t’i vendosni ose jo në fytyrë.

Por ne kemi një lajm të mirë për ju – ju mund të përgatisni maska natyrale në shtëpi të cilat përpos që janë shumë efektive nuk e kanë as edhe një efekt anësor.

Për më tepër, kujdesi i rregullt dhe përdorimi i produkteve natyrale të kujdesit të lëkurës do t’ju ndihmojë të dukeni më të shëndetshëm dhe të shmangni elementët toksikë të mundshëm siç janë sulfatet dhe përbërësit e tjerë që përdoren në shumë maska.

Më poshtë po ju sjellim disa maska natyrale, shumë të thjeshta dhe efektive, për shumë prej problemeve të zakonshme të fytyrës.

Maska për largimin e skuqjes së fytyrës

11 Skin-Transforming Masks You Can Make at Home

Përbërësit:

1 banane

1 lugë gjelle jogurt

1 lugë gjelle sodë bikarbone

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Shtypeni bananen fillimisht dhe më pas shtoni sodën bikarbone dhe jogurtin. Vendoseni maskën në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas largojeni me ujë.

Kjo maskë është shumë efektive sepse bananet janë shumë të mira për ta larguar skuqjen dhe po ashtu edhe aknet.

Maska për lëkurë të thatë

11 Skin-Transforming Masks You Can Make at Home

Përbërësit:

Gjysmë avokado të pjekur

1 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni avokadon me mjaltin dhe qumështin. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas largojeni me ujë të vakët.

Avokado përmban yndyrna të mira – hidraton lëkurën e thatë dhe është e mrekullueshme për reduktimin e efekteve të dritës UV.

Ka gjithashtu efekt anti-inflamator që ndihmon në largimin e akneve.

Maska për largimin e rrathëve të zinj poshtë syve

11 Skin-Transforming Masks You Can Make at Home

Përbërësit:

1 lugë gjelle kafe

Pak piper të zi

¼ e lugës vaj kokosi

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni të gjithë përbërësit mirë dhe më pas vendoseni maskën poshtë syve. Lëreni të qëndrojë kështu për 5-10 minuta dhe më pas largojeni me ujë të vakët, duke e masazhuar fytyrën.

Kjo maskë është e mrekullueshme sepse përmban kafeinë që ngushton enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e ënjtjes dhe largimin e qeskave të zeza poshtë syve.

Maska për tërheqjen e lëkurës

11 Skin-Transforming Masks You Can Make at Home

Përbërësit:

1 domate

Si ta përdorni këtë maskë?

Prejeni domaten dhe vendosni copat e domates në fytyrë. Ju mund t’i largoni pas dhjetë minutash.

Më pas shpëlajen fytyrën me ujë të vakët.

Falë likopeneve që përmbajnë domatet, kjo maskë freskon, tonifikon, ndriçon dhe tërheq lëkurën.

Maska për largimin e puçrrave të zeza

11 Skin-Transforming Masks You Can Make at Home

Përbërësit:

1 lugë gjelle limon

1 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?

Përzieni limonin me mjaltin. Lajeni fytyrën me ujë të vakët, më pas aplikojeni këtë maskë në fytyrë.

Lajeni fytyrën me ujë të vakët pas 20 minutash. Mjalti ka një efekt shumë të mirë hidratues derisa limoni është i mrekullueshëm për pastrimin e fytyrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme