Maskat mbesin akoma obligative për t’u mbajtur

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e vendit sërish e kanë obligative mbajtjen e masave si në ambiente të hapura edhe në të mbyllura.

Kjo masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nuk u ndryshua as sot në mbledhjen e 41-të të Qeverisë së Kosovës e cila u zhvilluar online.

Maska nuk do të jetë obligative për t’u mbajtur nëse jeni duke ngrënë apo duke kryer aktivitete fizike, njofton Klankosova.tv.

Në kuadër të këtyre masave ka ndryshuari orari i kufizimit të lëvizjes që do të zgjas deri në ora 24:00 si dhe gastronomia do të punojë deri në ora 23:00.

Këtu keni masat për maskat:
10. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
10.1. Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;
10.2. Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike;
10.3. Gjatë ngrënies apo pijes.

Të ngjashme