Maskë me kos dhe kakao për t’u dhënë shkëlqim flokëve të dëmtuar

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 05:31 | Nga Ekonomia Online

Nëse flokëve tuaj u janë dëmtuar fibrat dhe u ka humbur shkëlqimi, mund të mbështeteni fare mirë tek maskat shtëpiake.

Një prej tyre është edhe maska me kos dhe kakao, recetën e së cilës e gjeni më poshtë:

Përbërësit:

2 lugë gjelle kakao e hidhur pluhur

2 lugë gjelle kos

1 lugë gjelle vaj kokosi (ose vaj farash liri apo vaj bajamesh)

2 lugë balsam

Përgatitja:

Në një tas hidhni kosin dhe shtoni më pas vajin e kokosit (ose një miks vajrash sipas dëshirës). Shtoni më pas balsamin dhe kakaon pluhur.

Përzini derisa të krijoni një masë homogjene pa gungëza. Aplikojeni këtë maskë tek flokët me anë të një furçe, sidomos nga gjysma e gjatësisë deri tek majat.

Në fund, mbështillni flokët me qese dhe lëreni maskën për 15 minuta. Shpëlani flokët me ujë të vakët dhe vazhdoni me shampon./ Living.al

Të ngjashme