Komisioni Evropian ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 570 milionë euro MasterCard, kompaninë e cila merret me shërbime financiare MasterCard.
Në njoftimi thuhet se ka përfunduar hetimi i cili u nis në vitin 2013 lidhur me kufizimin e pagesës ndërkombëtare të vendosura nga MasterCard tek tregtarët.
Hetimi zbuloi se MasterCard shkeli të ashtuquajturat rregulla anti-monopole të Bashkimit Evropian (BE), për çka Komisioni Evropian shqiptoi një gjobë në shumë prej 570 milionë euro.
“MasterCard, duke shkelur rregullat, bllokoi qasjen e tregtarëve në bankat që ofrojnë kushte më të mira në vendet e tjera anëtare të BE-së dhe në mënyrë artificiale rriti shpenzimet e pagesës me kartelë. Kjo ka shkaktuar dëme të blerësve dhe tregtarëve në BE “, tha Margatheta Vestager, anëtare e Komisionit Evropian përgjegjëse për çështjet konkurruese.
Ditë më parë tha se nuk do të ketë faturim automatik gjatë blerjeve të periudhës provuese.
“Për të ndihmuar mbajtësit e kartelave me këtë vendim, kompanitë duhet t’u mbajnë të përditësuar rreth çmimeve dhe udhëzimeve sesi të anuloni një plan tarifor me pagesë apo periudhë provuese”, kishte thënë MasterCard.