Futbollisti i Manchester United, Juan Mata, është gati të largohet nga Old Trafford këtë verë.
Juan Mata është në “radarin” e Galatasaray sipas mediave në Turqi. Lojtari spanjoll do të ishte objektivi numër një për të zëvendësuar Younes Belhanda, i cili u përjashtua nga klubi disa ditë më parë, transmeton lajmi.net.
Galatasaray përfundoi në mënyrë të njëanshme kontratën e mesfushorit marokien, Younes Belhanda për deklaratat e tij në të cilat ai akuzoi menaxhimin e klubit për problemin e barit në fushën e “TT Arena” pas ndeshjes së fundit të ligës turke kundër Sivasspor e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Mata nuk është i lumtur në Manchester United shkaku i minutave të pakta sepse ai konsideron se nuk ka shumë mundësi për të qenë titullar. Sipas mediave turke, kontaktet kanë filluar midis Galatasaray dhe lojtarit spanjoll, i cili duket se do të largohet nga Anglia në fund të sezonit.
Sipas mediave, edhe Julian Draxler është gjithashtu në listën e Galatasaray. Klubi francez nuk preferon të rinovojë lojtarin gjerman, kontrata e të cilit përfundon në qershor të këtij viti.