Matoshi bashkë me deputetë dalin në teren, vizitojnë një gurëthyes në Malishevë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të komisionit parlamentar për mjedis, kanë vizituar një gurëthyes në Komunën e Malishevës, për të kontrolluar inspektimin që i është bërë një gurëthyesi nga inspektorati i MMPH-së.

Me këtë rast Ministri Matoshi, u shpreh i kënaqur që bashkë më deputetë të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç kishte premtuar në mbledhje të komisionit parlamentar, po realizojnë vizita në teren për të parë nga afër operimin e operatoreve ekonomik dhe gjendjen e mjedisit në vendin e operimit.

Matoshi në cilësinë e ministrit të MMPH-së, kërkoj nga inspektorati i Ministrisë që të kryejnë inspektime në vendin ku kryhen punime, të verifikojnë dokumentacionin që është lëshuar nga Ministria dhe kështu të nxjerrin edhe raportin e inspektimit të cilin do të kenë në dispozicion edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ministri Matoshi e deputetët kanë takuar dhe qytetarët e zonës ku operon gurëthyesi dhe kanë marrë  shqetësimet e tyre në lidhje me këtë rast.

Matoshi  garantoi qytetarët që inspektorati i MMPH-së do të monitorojë në vazhdimësi këtë operator dhe nuk do të lejojë shmangien e procedurave siç parashihen me ligjet e mjedisit në Republikën e Kosovës.

Vizita të tilla të Ministrit Matoshi bashkë me deputetë do të këtë edhe në gurëthyes tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme