Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka bërë homazhe në Prekaz për nderë të ditës së flamurit.
Përmes një postimi në Facebook ai ka falënderuar të gjithë kontribuuesit e lirisë.
Postimi i plotë:
Të dashur shqiptarë anëkënd botës,
Urime 28 nëntori, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e heroit tonë kombëtar Adem Jashari dhe dalja publike në skenë e UÇK-së.
Në këtë festë të shenjtë për shqiptarët kujtojmë sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën apo gjymtyrët e tyre që ne sot të gëzojmë lirinë.
Shqiptarët janë dhe do të mbeten faktorë stabiliteti në Ballkan, puna dhe përkushtimi jonë i përbashkët në avancimin e pozitës sonë në Evropë po rritet çdo vit.
Çdo herë bashkë në ruajtjen e traditave dhe historisë sonë të lavdishme.
Gëzuar!