Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar komunën e Gjakovës ku është takuar me kryetarin Ardian Gjini.
Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se me Gjinin janë dakorduar që të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta për ruajtjen e ambientit.
Postimi i plotë:
Nga Kryetari Ardian Gjini, u njoftova në detaje lidhur me ecurinë e punimeve në Lumin “Krena”.
Gjithashtu në cilësinë e udhëheqësit të Task Forcës për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, kërkova angazhimin e përbashkët me Komunën e Gjakovës në aksionin tremujor për pastrimin e Kosovës.
Me kryetarin Gjini u dakorduam që të bashkëpunojmë ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit dhe të planifikimit hapësinor.