Gjatë seancës plenare, deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha pati pyetje për ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në lidhje me konsumimin e pijeve energjike nga ana e fëmijëve dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për furnizimin me ujësjellës individual në fshatrat e Komunës së Skenderajt.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se pritet që gjatë vitit 2018 të përfundojë kyçja individuale në ujësjellës për fshatrat e Skenderajt, raporton Ekonomia Online.
“Kemi nënshkru kontratat me operatorë ekonomikë dhe në bazë të kontratës për projekt të kyçjes individuale në ujësjellës për fshatrat e Skenderajt dhe kjo pritet që të përfundojë gjatë vitit 2018”, tha Matoshi.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e cilësoi shqetësuese çështjen e konsumimit të pijeve energjike, raporton EO.
“Konsumimi i pijeve energjike është çështje shqetësuese dhe kërkon vëmendje nga gjithë ne dhe trajtimin e organeve kompetente momentalisht nuk ka bazë ligjore qe e rregullon këtë çështje”.
Seanca për ditën e sotme ka përfunduar, ndërkaq për caktimin e seancës tjetër pritet të merret vendim në ditët në vazhdim.