Me rastin e 22 Prillit , Ditës Botërore të Planetit Tokë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkë organizim me MASHT, MBPZHR, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore si ; “Lets Do it Kosova”, “Green Art Center”, “Ekovizioni”, SHFMU” Mitrush Kuteli”, dhe “Let Center “ shënuan Ditën Botërore të Tokës.
Manifestimi qendror u mbajtë në Qendrën “PYLLI I ARINJVE, me ç’rast Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshinë fjalimin e tij pasi përshëndeti të pranishmit theksoi se Kosova ka shumë punë për të bërë sa i përket gjendjes se mjedisit/tokës, ngase sipas tij kemi shumë probleme mjedisore me te cilat jemi duke u ballafaquar për çdo ditë.
“Në shënimin e Ditës së tokës është kënaqësi e veçantë kur e shohim se çfarë rëndësie ka ambienti i pastër. Sikur çdo cep i vendit të ishte kështu sikur në Pyllin e Arinjve. Për gjeneratat e reja duhet të angazhohemi sepse kemi probleme se pari me vetëdijesimin tonë si shoqëri por jam i lumtur që po arrijmë çdo ditë ta ngritim vetëdijen e qytetarit”, deklaroi ministri Matoshi.
Njëkohësisht, ministri Matoshi theksoi që kemi kaluar shumë sfida si popull dhe i kemi përballuar me shumë mund, mirëpo tani jemi një vend i lirë dhe kemi perspektivë evropiane, andaj duhet te gjithë së bashku te përmirësojmë ketë gjendje jo te kënaqshme mjedisore.
Ministri Matoshi në vazhdim të fjalimit tha se është i përkushtuar të punoi me te gjitha kapacitetet të cilat i posedon Ministria si dhe do te kërkoj mbështetje edhe nga institucionet si vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare për përmirësimin sa me te shpejt te kësaj gjendje mjedisore.
Ministri Matoshi kërkoi edhe implementimin e legjislacionit mjedisor nga Inspektorati i MMPH dhe te gjithë akteret tjerë relevant, duke dhënë gjoba për ndotësit.
Në emër të shoqërisë civile foli udhëheqësja e OJQ“GAC”, Merlina Muçaj, e cila theksoi se vendi ynë ka nevojë për një bashkëpunim më të gjerë të të gjithë akterëve duke filluar nga niveli më i lartë e deri tek individi, në mënyrë që të kemi rezultate të prekshme dhe të përmirësojmë këtë gjendje të keqe mjedisore e cila ka kapluar vendin.
Fjalë rasti në shënimin e kësaj dite mori edhe udhëheqësi i qendrës “ Pylli i Ariut”, Afrim Mahmuti, i cili falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi dhe i vlerësoi lartë aktivitetet e ndërmarra me rastin e shënimit te kësaj dite.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite, janë mbjellur drunjë dhe pisha nga ministri Matoshi dhe pjesëmarrësit tjerë, në hapësirën e pyllit të arinjve si dhe janë dhënë mirënjohje për shkollat pjesëmarrëse.
Nder aktivitetet e zhvilluara me rastin e shënimit të DBT-së , janë si në vijim;
– Ekspozitë e punimeve të nxënësve nga; SHFMU”Mitrush Kuteli”, “Nazim Gafurri””LET Center”;
– Ekspozitë e punimeve të nxënësve me materiale të riciklueshme nga shkollat pjesëmarrëse, që promovojnë funksionalizimin e konceptit 3R;
– Piktura të cilat janë realizuar përgjatë zhvillimit të aktivitetit nga nxënësit e SHFMU-ve;
– Ngjyrosje e vizatimeve të gatshme nga fëmijët e qerdhës (të gjitha vizatimet do të jenë të Florës dhe Faunës, në mënyrë që edhe fëmijët të familjarizohen me Biodiversitetin e vendit tonë);
– Promovimi i ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim;
– Promovimi i procesit të Kompostimit;
– Ekspozita e fotografive me llojet me të rralla në Kosovë; përfshirë llojet Bimore dhe Shtazore e përgatitur nga “ Lets do it Kosova”;
– Parada e nxënëseve me veshje të riciklueshme dhe thënie mjedisore
– Aktivitet nga OJQ-ja “ Akropoli i Ri”.