Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka qëndruar për vizitë në fshatin Prilep të Komunës së Deçanit, ku bashkë me përfaqësuesit e këtij fshati kanë biseduar për rrezikun që shkaktohet nga vërshimet e Lumit “Bistrica e Lloqanit”.
Statusi i plotë:
Me Deputetin Rasim Selmanaj dhe përfaqësuesit e fshatit Prilep të Komunës së Deqanit sot diskutuam për evitimin e rrezikut që shkaktojnë vërshimet e Lumit “Bistrica e Lloqanit”.
MMPH do ta trajtojë këtë rast përmes projektit të Intervenimeve kriterike dhe emergjente në lumejtë e Kosovës.