Analisti Halil Matoshi ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e Haxhi Gajret Hashimit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Ekonomia Online.
Matoshi ka theksuar se në lirinë e Kosovës, drejta e natyrshme e varrimit sipas traditave lokale nuk u mundësua për Hashim Thaçin, duke e quajtur këtë një cenim të të drejtave të njeriut nga Gjykatën Speciale.
Ai gjithashtu shpreh keqardhje për faktin që Hashimi nuk mundi t’i japë nderimet e fundit babait të tij.
Matoshi i ka dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe ka shprehur respektin për figurën e Haxhi Gajret Hashimit.