Fatmir Matoshi, nga AKR-ja ka thënë sot se pret që pas rinumërimit të votave koalicioni Nisma-AKR-PDK ta kalojë pragun.
Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Matoshi tha se janë në pyetje 60 deri në 70 vota që ky koalicion ta kalojë këtë sfidë.
I bindur se AKR bashkë me Nismën do të jenë në Kuvend, Matoshi ka thënë se partia që ai i takon do të ketë tre deputetë, po aq sa do të jenë edhe nga partia e Fatmir Limajt.
Nëse AKR nuk do të ketë tre deputetë, atëherë për dy Matoshi është mëse i sigurt.