Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka njoftuar kabinetin qeveritar mbi ecurinë e përcaktimit të lokacionit për deponitë e mbeturinave të rrezikshme, raporton Ekonomia Online.
Matoshi tha se në takimet ë janë mbajtur paraprakisht me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës dhe me akter tjerë nuk kanë dhënë pëlqimin për ndërtimin e kësaj deponie në atë lokacion që ishte caktuar më arsyetimin se do të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve që jetojnë në atë zonë.
“Në muajt nëntor të vitit të kaluar Komuna e Fushë Kosovës që ka marr vendim kundër për zhvillimin e këtij projekti, në fillim të prillit ne do të mbajmë një takim me Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës që të paraqesim projektin dhe ndërtimi i këtyre deponive nuk rrezikon vendin dhe shëndetin e qytetarëve që jetojnë afër këtij lokacioni dhe besojmë se ne do marrim një vendim pozitiv paraprak për ta zbatuar këtë projekt”, tha Matoshi.
“Ne i kemi ofruar Komunës që vlerësimet që do i bëjmë në mjedis edhe ata kanë të drejtë të angazhojnë ndonjë kompani të pavarur dhe ne do i kompensojmë atë kompani për punën që do bëjnë, për të parë nëse ka ndikim në shëndetin e banorëve për vendin ku synohet të ndërtohet”, tha ai.