Matoshi për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj: Qe sa vjet themi ishalla rasti i fundit, e rastet veç po rriten

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj.

Ajo ka thënë se është e tmerrshme se çfarë po përjetojnë vajzat dhe gratë, duke shkruar se “Sa Dardani ecë lirshëm në rrugë veç ni Zot e din”.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ajo ka shkruar se që sa vite po themi “ishalla rasti i fundit”, por që rastet vetëm po rriten.

Shkrimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Sa Dardani ece lirshem ne rruge  veç ni Zot e din!

Tmerr çka po perjetojne vajzat dhe grate tona.

Qe sa vjet thojme, “ishalla” rasti i fundit, e rastet veç po rriten e po bohen ma te tmerrshme!

Duhet nje gjetje, nje s’po di çka qe iu fute ne palce friken idioteve dhe vrasesve,perndryshe shkum posht.

Ma e keqja per ato nana qe perjetojne dhune ne prezence te femijeve  e traumat po e bojne te veten mas nje kohe!

S’kom fjale!


Të ngjashme