Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë të Kamenicës.
Ky projekt i cili financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kap vlerën prej rreth 70 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Matoshi është shprehur i lumtur që po investojnë në krijimin e hapësirave gjelberuese dhe rekreative për fëmijët e këtij fshati.
“Në këtë fshat kanë munguar investimet, aktivitetet sportive e rekreative kurse me këtë projekt do të bëhet rregullimi i ambientit, do të këtë ulëse, shetitore, hapësira për sport e rekreacion, ndriçim publik për fshatin”, tha Ministri Matoshi.
Për këtë projekt, në emër të banorëve të fshatit foli Gani Maliqi, i cili ka falënderuar Ministrin Matoshi që sipas tij është i vetmi nga institucionet që po përkujdeset për këtë fshat.