Matoshi takohet me Minxhozin, diskutojnë për rregullimin e zonës kufitare

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Matoshi ka bërë të ditur se është diskutuar për projektet e përbashkëta mjedisore, duke përfshirë projektin për rregullimin e zonës kufitare në zonë rekreative për qytetarët.

“Në takim me Ambasadorin, z. Qemajl Minxhozi, diskutuam për projektet e përbashkëta mjedisore, duke përfshirë projektin për rregullimin e zonës kufitare në zonë rekreative për qytetarët. I përcolla ambasadorit falenderimet tona për qytetarët e Republikës së Shqipërisë për pushimet dimërore që po i kalojnë në parqet tona nacionale. I premtova ambasadorit që do të krijojmë kushte më të mira për turistët shqiptar që Kosovën po zgjedhin për turizëm dimëror, duke ofruar shërbime cilësore, rrugë dhe parkingje të mjaftueshme”, ka shkruar Matoshi.

https://www.facebook.com/Fatmir.Z.Matoshi/photos/a.287021588133956/1316568001845971/?type=3&theater
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme