Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me këshilltarët politik, sekretarin e MMPH-së, Arben Çitaku dhe kryeshefin e AMMK-së, Ilir Morina, sot kanë takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për Kosovë, me ç ’rast kanë diskutuar për projektin “Zhvillimi i Qëndrueshëm Mjedisor dhe Social”, projekt ky i cili ka tri komponentë, forcimin e menaxhimit mjedisor dhe social, menaxhimin e deponive të kontaminuar të trashëguara dhe promovimin e industrisë së gjelbër.
Gjatë këtij takimi, Matoshi, tha se projektet që kanë për qëllim mjedisin në Kosovë, janë të domosdoshme për përmirësimin e gjendjes aktuale në vend.
“ Si Ministri e Mjedisit kemi tema të rëndësishme për mjedisin dhe vendin dhe kemi nevojë për mbështetje të Bankës Botërore. Jemi të përkushtuar që bashkë me ju dhe mbështetësit tjerë të ministrisë, të bëjmë diçka të mirë që të përmirësojmë gjendjen në mjedis në vend”, tha Matoshi.
Ndërsa, menaxheri i Zyrës për Kosovë nga Banka Botërore, Marko Mantovanelli gjatë këtij takimi tha se projekti ka për qëllim tri komponente, në mesin e tyre edhe identifikimin e vendeve të kontaminuar që janë trashëguar nga e kaluara.