Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, (MMPH) Fatmir Matoshi ka folur për taksën e vendosur në Bogë e Brezovicë.
Ai tha se atje janë vërejtur shumë operime ilegale, ndërsa njoftoi se së shpejti kjo taksë do jetë elektronike, raporton Ekonomia Online.
“Ato që sot kam arrit me marrë dhe ka qenë kërkesë e imja, bën me kuptu që në Brezovicë po operohet shumë ilegalisht. Kjo taksë duhet të përdoret pikërisht që në këto zona të ketë sa më shumë parkingje të lira. Së shpejti kjo taksë e vogël do jetë elektronike”, ka thënë ministri Matoshi.