Opinionisti Halil Matoshi ka thënë se vijat e kuqet të Lëvizjes Vetëvendosje do të bien sikur tigër prej letre.
Sipas tij, këto vija do të bien siç kanë rënë tregimet e mëdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) në luftën e saj të paskrupullt për pushtet.
“Kjo është strategjia me e përgatitë krahun ma ekstrem të VV-së, se vijat e kuqe kanë me rënë si tigër prej letre”.
“Siç ranë një nga një tregimet e mëdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) të VV-së në luftën e saj të paskrupullt për pushtet”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.
Mënyra policore ‘puzzle’ e t’shkruemit të Liburn Aliut
Liburn Aliu nuk po e sulmon Kohën Ditore që âsht bâ zâdhânëse e Vjosës dhe Albinit, por me ni gur po tenton me vra shumë zoj.
Spari synon me i qit me ni vijë me Kadri Veselin, Agron Bajramin e Besnik Krasniqin, që me ua prishë reputacionin prej gazetarësh t’paanshëm e t’pandikuem, mundësisht me shti mosbesim në Koha Group.
Sdyti, po mësynë me i pajtu militantat se Gjykata Kushtetuese ka me vendosë në favor të krijimit të Qeverisë Hoti!
Streti, po bân përpjekje me i prishë ndërvete Kadrinë e Hashimin!?
Kurse në thelb po i lajmitet Kadrisë (nëse do me t’bâ Kryeministër!???) dhe PDK-së, me u bâ me VV-në, mas zgjedhjeve, kurdo që ato kanë me u majtë.
Kjo âsht strategjia me e përgatitë krahun ma ekstrem të VV-së, se vijat e kuqe kanë me ra si Tigër p’ej letre!
Siç ranë ni nga ni tregimet e mdha (Revolucioni, Bashkimi, Flamuri shqiptar, taksa…) të VV-së në luftën e saj të paskrupulla për pushtet!