Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, minon stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme, ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.
Ai tha se kjo ngjarje do ta minonte stabilitetin rajonal në një kohë kur nevojitet më së shumti.
“Me interesat tona kolektive për paqen dhe respektin e palëkundur për të drejtat e njeriut, vrasja e Jamal Khashoggit në një objekt diplomatik duhet të na shqetësojë të gjithëve. Dështimi i një kombi që t’i përmbahet normave ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit minon stabilitetin rajonal në një kohë kur nevojitet më së shumti”, tha Mattis në adresimin e tij në konferencën vjetore të sigurisë në Manama të Bahreinit.
Mattis tha se ai do të vazhdojë të konsultohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo për të shqyrtuar ndikimet e çështjes Khashoggi.