sh-mbrojtësi i Kombëtarës së Gjermanisë, Matts Hummels, që deri në këtë edicion ka luajtur për Bayern Munchen do të rikthehet tek Borussia Dortmund.
Ekipi nga Signal Iduna Park do të jetë i gatshëm të paguajë hiç më pak se 40 milionë euro.
Hummels kishte kontratë të vlefshme tek bavarezët deri më 2021.
Gjigandi nga Munchen ka transferuar dy lojtarët francezë, Benjamin Pavard nga Shtuttgart dhe Lucas Hernandez nga Atletico Madrid, shkruan Der Spiegel përcjellë Klan Kosova.
Në planet e trajnerit Nico Kovac, bën pjesë një mbrojtës tjetër Niklas Sule.
Përveç Hummels largimin e ka paralajmëruar edhe Jerome Boateng.