Policia ka ndaluar dy maune që kanë hyrë në Pejë për shkak se kishin të vendosura fotografitë e Vladimir Putinit, Presidentit të Serbisë, dhe atë të shkrimtarit serb Vuk Karaxhiq.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Nga ana e policisë janë ndaluar edhe dy shoferët e mauneve që patën të vendosur fotografinë e Vladimir Putinit, Presidentit të Serbisë, dhe atë të shkrimtarit serb Vuk Karaxhiq.”.
“Për momentin ata janë në stacion duke u intervistuar. Prokurori i shtetit është iformuar për rastin”, ka thënë Gashi.